Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar ndaj deputetit dhe shefit të grupit parlamentar të partisë së saj, Haxhi Shalës. Ky i fundit, mbrëmë në një emision televiziv, ka thënë se ajo nuk e ka mëritur postin e zv/kryeministres.
Balaj-Halimaj në një intervistë për rtv21 ka thënë se ishte Shala ai që e mori me “zor” postin e Shefit të Grupit Parlamentar, transmeton Indeksonline.
“Më vjen shumë keq ta them, por duhet ta them. Për të vetmin, ama për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur Nisma është shefi i grupit parlamentar. Për të mos thënë e ka grabitur, është vet-emruar.
Ne kemi pas plan të diskutojmë menjëherë pandemisë se kush në fakt do të vije si shef i GP. Jam e sigurt se z.Shala e din pasi ishim në takim në kohën kur kemi diskutuar në parti për gjitha emërimet dhe propozimet e anëtarëve të NISMA-s në Qeveri”, ka thënë ajo.