Bajqinovci viziton kompanitë Passable dhe Orbico: Shembull i suksesit në sektorin e distribuimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vizituar sot dy prej kompanive më të suksesshme në sektorin e distribuimit në Kosovë, Passable dhe Orbico, të cilat operojnë në Prishtinë.

Gjatë vizitës, Bajqinovci vlerësoi punën dhe arritjet e këtyre kompanive, duke i cilësuar si modele të menaxhimit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm.

Pronari i tyre, Refik Havolli, ndau informacione mbi rrugëtimin e kompanive, të cilat kanë ndërtuar një histori të suksesshme që nga themelimi i Passable në vitin 1992 dhe Orbico në vitin 2004, transmeton Klina.info.

“Këto kompani kanë arritur një qarkullim prej dhjetëra milionësh në vit dhe kanë krijuar vende pune për mbi 100 punëtorë. Janë shembull i shkëlqyer i vizionit dhe përkushtimit për të ardhmen,” u shpreh Bajqinovci.

Kjo vizitë nënvizoi rëndësinë e përkrahjes së biznesit privat dhe rolin e tij kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Kompanitë si Passable dhe Orbico dëshmojnë se me menaxhim të mirë dhe vizion të qartë, sektori privat mund të jetë një shtyllë e fortë e ekonomisë kosovare.

Mefail Bajqinovci, nr. 48.