Bajqinovci: S’ka kthim mbrapa! Kryetarët e partive opozitare pritet të shkarkohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se mbështetja për këtë parti është më e madhe se kurrë.

Ai ka theksuar se sondazhi i fundit, i cili pritet të publikohet, konfirmon përkrahjen e fuqishme për punën e Qeverisë Kurti dhe për Vetëvendosjen, shkruan Klina.info.

“Shifrat janë të pamëshirshme dhe tregojnë qartë krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e qytetarëve,” ka thënë Bajqinovci.

Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë vendosur se kush e meriton besimin.

“Lëvizja Vetëvendosje është në kulminacion. Mbështetja e madhe e qytetarëve na jep forcë për të vazhduar me punë, transparencë dhe përkushtim ndaj Republikës,” ka shtuar ai.

Në përfundim, Bajqinovci është shprehur i bindur se 9 shkurti do të jetë një ditë e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje: “Fitorja e madhe po vjen. S’ka kthim mbrapa!”