Bajqinovci: Pritje e veçantë për mërgatën, organizuar nga Kryeministri Kurti dhe lista jonë fituese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një ngjarje të posaçme dedikuar mërgatës, e cila tashmë është kthyer në traditë.

Këtë vit, pritja do të organizohet nga Kryeministri Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë nga lista e VV-së.

Njoftimi i plotë:

Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit organizojmë një pritje të posaçme për mërgatën. Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në këtë ngjarje, e cila kësaj radhe organizohet nga Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë kandidatët për deputetë nga lista jonë e fitores së madhe.

Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor, duke filluar nga ora 20:00, në Restaurant Golden, Prishtinë.

#PërKosovënTonë #ListaEFitores