Mefail Bajqinovci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, po zhvillon një fushatë intensive.
Mbrëmë ai ishte në lagjen Kodra e Trimave (Vranjevc) të Prishtinës.
Çdo ditë, ai takohet me banorët e zonës, duke marrë mbështetje të konsiderueshme për kandidaturën e tij.
Bajqinovci thekson se angazhimi i qytetarëve është dëshmi e dëshirës për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.
Ai u bën thirrje banorëve të vazhdojnë këtë përkushtim deri më 9 shkurt 2025, duke i ftuar të votojnë për Lëvizjen 118 dhe numrin 48, që përfaqëson atë personalisht.
“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur,” shprehet Bajqinovci në mesazhin e tij drejtuar elektoratit.