Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci po vazhdon takimet dhe vizitat në vende të ndryshme.
Ai sot ka publikuar një fotografi nga veriu i Mitrovicës, derisa ka thënë se ky është vendi i Isa Boletinit dhe jo i Rankoviçit.
“Veriu i Isa Boletinit, nuk është tokë e Rankoviçit!
Mitrovica ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e shqiptarëve!
Nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti, 19% e territorit në veri është rikthyer nën kontrollin e plotë të shtetit të Kosovës.
S’ka kthim mbrapa!”, shkruan Bajqinovci.
Ndryshe, Bajqinovci sërish kërkon votën e qytetarëve për një mandat të dytë si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai në listën e VV-së, mban numrin 48.