Bajqinovci me numër 48 viziton bizneset në Prishtinë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar sot një vizitë në fabrikën për prodhimin e kockave të betonit “RUB” në Barilevë të Prishtinës.

Gjatë vizitës, ai u takua me punëtorët dhe menaxhmentin e fabrikës, ku u diskutua për planprogramin e Qeverisë Kurti për vitin 2025.

Në këtë takim, Bajqinovci theksoi rëndësinë e mbështetjes për sektorin e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke vlerësuar angazhimin e kësaj fabrike, e cila aktualisht ka të punësuar 60 punëtorë.

“Levizja 118✅
Mefail Bajqinovci 48✅,” shkroi ai në postimin e tij, duke përcjellë mesazhin e përkushtimit të tij për zhvillimin e ekonomisë vendore dhe përmirësimin e kushteve për sektorin prodhues.