Bajqinovci me numër 48 merr përkrahje në Prishtinë, para qindra banorëve merr zotim për fitoren e radhës!

Mefail Bajqinovci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka marrë një mbështetje të fuqishme në Prishtinë.

Në një tubim të zhvilluar para qindra banorëve, ai ka prezantuar angazhimin e tij për fitoren e ardhshme, duke i bërë një zotim qytetarëve se do të jetë një zë i fuqishëm për progresin e Kosovës.

Në këtë mobilizim masiv, Bajqinovci ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për kryeministrin Albin Kurti dhe vizionin e tij për të ardhmen e vendit. “Koliqi i Prishtinës është në lëvizje! Po bashkohemi të gjithë për një fitore të madhe më 9 shkurt 2025. Kemi besim tek populli dhe tek ajo që do të sjellë Lëvizja Vetëvendosje!”

Mefail Bajqinovci u angazhua për një Kosovë më të zhvilluar dhe të drejta për të gjithë, duke falenderuar të pranishmit për mbështetje dhe përkushtimin e tyre.

✅ Lëvizja 118
✅ Mefail Bajqinovci 48