Bajqinovci: LDK po pengon të drejtën e votës së mërgatës!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka akuzuar LDK-në për hipokrizi ndaj mërgatës shqiptare, duke theksuar qëndrimin e saj kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

“Është hipokrizi e pastër kur një parti kërkon votën e mërgatës, por në të njëjtën kohë voton kundër shtyrjes së afatit për regjistrim,” tha Bajqinovci, transmeton Klina.info.

Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar që afati të shtyhej deri më 29 dhjetor, duke u dhënë mundësi më shumë bashkatdhetarëve të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Sipas Bajqinovcit, ky propozim u kundërshtua nga LDK për arsye të qarta politike.

“Ata e dinë që mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin. Por e drejta për të votuar nuk duhet penguar, por lehtësuar,” shtoi ai.

Ky debat ka nxitur reagime të shumta në publik, duke vënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e mërgatës si një faktor kyç në proceset demokratike të vendit.