Mefail Bajqinovci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, theksoi se Kaçaniku është dhe do të mbetet një qytet me zemër të fortë dhe me përkrahje të palëkundur për ndryshimin dhe progresin. Ai shprehu besimin e tij në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se çdo cep i Kosovës është i mobilizuar për fitoren e radhës.
“Bashkë me qytetarët e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje po dëshmon se angazhimi dhe puna e palodhur po sjellin ndryshim të vërtetë. Fuqizimi i kësaj energjie dhe besimi i qytetarëve në punën tonë është garanci për suksesin që na pret më 9 shkurt 2025,” tha Bajqinovci.
Ai gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të fortë për Lëvizjen 118 dhe kandidatët e saj, duke shtuar se besimi dhe përkushtimi janë ato që do të çojnë përpara historinë e Kosovës.
“Kosova po shkruan historinë e saj me duar të qytetarëve të saj!” përfundoi ai.