Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kritikave për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti për qytetarët në nevojë, shkruan Klina.info.
“Janë pikërisht ata që për dekada e zhvatën pasurinë publike dhe u pasuruan duke plaçkitur shtetin, që sot po bëjnë zhurmë për ndihmat që ndahen për qytetarët më të varfër të vendit. Hajnat e ligës së parë e të dytë, që dikur e boshatisën arkën e shtetit, sot nuk kanë as turp të flasin për një vendim human e të drejtë të Qeverisë Kurti,” deklaroi Bajqinovci.
Ai theksoi se kjo Qeveri është e qytetarëve dhe punon për qytetarët, duke vendosur drejtësinë sociale në qendër të politikave të saj.