Bajqinovci: E keni mundësinë t’i ktheni tokat që i keni privatizuar me nga 3 euro për ari, e faljani popullit!

Kandidati i PDK-së për deputet, Mefail Bajqinovci, kritikoi opozitën për premtimet e sajuara gjatë fushatës zgjedhore

Prishtinë – Mefail Bajqinovci, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka reaguar ndaj premtimeve të opozitës, duke i quajtur ato si premtime populiste dhe pa bazë. Ai theksoi se, ndërsa opozita premton falje për qytetarët gjatë fushatës, ata nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar jetën e popullit.

“Kur opozita premton se do të jetë falas kjo ose ajo, ju mund të ktheheni tokat që i keni privatizuar me 3 euro për ari dhe t’i falni popullit! Ju popullit asgjë nuk i keni falur, vetëm për vete keni menduar,” tha Bajqinovci.

Ai theksoi se në vend të premtimeve të thjeshta, qytetarët meritojnë veprime konkrete. “Sot, kur qeveria po punon për të mirën e qytetarëve, opozita flisni për falje. Filloni me pasurinë që ia keni marrë popullit,” shtoi ai.

Bajqinovci e shpjegoi angazhimin e tij për të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe për të luftuar për interesat e qytetarëve, duke mbështetur veprimet konkrete të qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.