Bajerni me fitoren e sotme kundër Werder Bremenit ka arritur që matematikisht të sigurojë titullin e kampionit në Bundesligë.
Ky është titulli i tetë me radhë i fituar nga Bajerni,
Golin e parë në ndeshjen e sotme për Bajernin arriti ta realizojë Lewandowski në minutën e 43’.
Në këtë ndeshje për skuadrën e Werderit luajti edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica.
Me këtë fitore, Bajerni është lider me 76 pikë, dhjetë më shumë se Borussia Dortmundi në të dytin.