Këtë të shtunë është mbajtur Kuvendi për zgjedhjen e kreut të ri të OVL e UÇK-së në Klinë.
Hajdin Balaj dhe Ali Gashi ishin kandidatë për kryetar, shkruan Klina.info.
Në këtë proces morën pjesë 201 delegatë, 142 nga ta votuan Hajdin Balaj, kurse 59 Ali Gashin.
Bahtie Haliti Gashi nga Shoqata e familjeve të dëshmorëve dhe invalideve të luftës dega në Klinë ka uruar Balajn për mandatin e ri.
“Hajdin Balaj me shumicë votash sot u zgjodh për një mandat tjeter si kryetar i OVL-UÇK’së dega në Klinë. Urime z.Balaj, të priftë e mbara” ka shkruar Haliti Gashi, transmeton Klina.info.
Kujtojmë se ky është mandati i tretë i Balajt në krye të OVL-UÇK’së në Klinë.