Në Pejë, dje janë arrestuar babë e birë, pasi që janë rrahur me dy persona tjerë, edhe ata në mes vete janë babë e birë.
Gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.