Babai i yllit të Real Madridit e kaloi natën jashtë stadiumit duke u lutur për një kthesë kundër Arsenalit

Arsenali i dha një goditje të rëndë Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Emirates, duke fituar bindshëm 3-0.

Skuadra londineze bëri kështu një hap të madh drejt arritjes në gjysmëfinale, por tifozët e Real Madridit ende besojnë se një kthesë e mrekullueshme është e mundur.

Eric Goes, babai i Rodrygo, një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës madrilene, nuk po i humb shpresat për një kthesë.

Ai ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale me një foto të realizuar para stadiumit “Santiago Bernabeu”, në mes të natës.

Fotoja tregon Ericun duke u lutur jashtë stadiumit pikërisht në orën 3:43 të mëngjesit, duke shpresuar se djali dhe shokët e tij të skuadrës do të jenë në gjendje të bëjnë një kthesë të madhe dhe të avancojnë.

“Fuqia e lutjes”, shkroi ai krahas një fotoje të hyrjes në faltoren e Real Madridit.

Rodrygo duhet të jetë një nga asetet kryesore të Realit sonte në përpjekjen e tyre për të kompensuar deficitin e madh dhe për të fituar një vend në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. /Telegrafi/