Mustafë Hajrizi, babai i vëllezërve Faton e Artan Hajrizi, ka thënë se djali i tij i vogël, është në Gjermani.
Ai, në një deklarim për portalin Nacionale, ka thënë se Faton Hajrizi ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Lloznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij”, ka thënë ai fillimisht.
Mustafë Hajrizi ka thënë se nuk ka informata se si Fatoni ia vodhi dokumentet personale vëllait të tij.
“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”
Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.
“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të)”, tha ai.