Në ditën kur ish-president i vendit Hashim Thaçi ka dalë para Gjykatës Speciale, hyrje-daljet në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt nuk kanë munguar.
Aty prindërit janë pritur nga prindërit e Thaçit.
Një takimi me babanë e ish-presidentit e pati edhe televizioni, por që ky i fundit nuk pranoi të flasë para kamerës ,ndërsa prapa sajë foli për djalin e tij.
“E di që djali jonë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar. Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. Presim që djali jonë të kthehet shumë shpejtë faqebardhë”, ka thënë Haxhi Thaçi.
E kur ora shënoi 15:00, interesim kishte edhe në Skenderaj për ta ndjekur atë se çfarë po deklaronte në Hagë ish-presidenti.
Aty thanë se besojnë fuqishëm në pafajësinë e Hashim Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së para Speciales, Jakup Krasniqit, u përcoll me vëmendje edhe në zyrat e veteranëve në Prishtinë.
Ata thanë se po bëhet padrejtësi ndaj ish-ushtarëve.
Veteranët e UÇK-së kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse në këtë formë siç thonë ata, po dëmtohet imazhi i luftëtarëve të UÇK-së.