Sot QKMF në Klinë, ka pranuar një dhuratë të veçantë.
Drejtori i këtij institucioni ka marrë pikturë të Komandantit Mujë Krasniqi.
Ky është njoftimi i QKMF-së :
Çdo letër falenderimi është një mënyrë për t’i treguar atij sesa të rëndësishëm janë deshmorët e kombit për ne.
Sot na nderoi me vizite Halil Krasniqi-Baca Lil i cili Drejtorit Dr.Haxhi Ibishit i dhuroi njè pikturë te deshmorit të kombit ,djalit të tij Komandantit Mujë Krasniqi duke percjellur njekohesisht te gjitha falenderimet per gjithe stafin e QKMF-së në Klinë.
Falënderojme babain e Komandantit Mujë Krasniqi ,si dhe te gjithë baballaret e deshmoreve te kombit.
Me respekt,
Drejtoria