Babai i Leos, banor i Big Brother VIP Kosova, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve publike për eliminimin e të birit, duke akuzuar analisten Olta Gixhari për ndikim të drejtpërdrejtë ndaj votimit, shkruan Raporto24.
Në një postim të bërë nga llogaria e tij, Afrim Gashi e cilëson këtë veprim si të papranueshëm dhe që bie ndesh me rregulloren e formatit.
Sipas tij, Leo nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe ka përdorur në mënyrë të ligjshme avantazhin që i dha kapiteni gjatë lojës, duke argumentuar se kjo është e drejtë e çdo banori. Thirrjet për eliminimin e tij nga Gixhari, sipas Gashit, përbëjnë një apel të padrejtë kundër avantazhit të vëllait të madh.
“Ky është një ndikim publik që e vështirëson rrugëtimin e Leos,” shkruan Gashi, duke shtuar se legalizimi i marrëveshjeve të tilla është i palejueshëm sipas rregullores bazë të lojës.