Remzi Kica, babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cila dikush ishte pjesë e grupit parlamentar e VV-së, ka thënë se vendi është me fat që ka një kryeministër si Albin Kurti.
Kica ka thënë se i pari i qeverisë është një ‘enciklopedi e gjallë’.
Ndër të tjera babai i deputetes së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kurti ka qenë një studentë i aftë.
“Që në fillim do të them se Albin Kurti si politikan nuk dua ta vlerësoj meqë i ka vlerat e veta. Por, për sa i përket anës tjetër, arsimimit të tij qoftë në shkollën e mesme, qoftë student, Albin Kurti ka qenë student i shkëlqyeshëm dhe për mendimin tim personal studentë më të aftë Kosova nuk ka pas dhe vështirë që do të kenë. Do më thënë Albin Kurti është një enciklopedi e gjallë, prandaj fati i mirë është që e kemi edhe kryeministër dhe shpresoj që edhe në atë aspekt të jetë i mirë.” – ka thënë ai