Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar informatën nga distributori i produkteve të prodhuesit Ljubljanske mlekarne Slloveni, se në dy lloje të produkteve ‘’krem qumështi MU classic dhe crem djathi MU me spec të kuq’’ me numër lloti 1325459001 dhe 1325455001, nën arsyen se duhet të bëhen analiza shtesë.
“Inspektorati veterinarë menjëherë me proces i ka bllokuar për dalje në treg apo tjetërsim, sasinë prej 600 copë: (krem qumështi MU classic 140 gr në sasi 300 copa dhe crem djathi MU me spec të kuq 140 gr në sasi prej 300 copë) gjinden në depo të importuesit dhe ruhen në kushte adekuate, deri në vendimin tjetër. Pas kësaj AUV ka pranuar njoftimin nga RASFF për tërheqje nga tregu të këtyre dy produkteve të brendit MU me origjinë nga Sllovenia”, thuhet në njoftimin e AVUK-ut.
Sipas njoftimit, produkti është heq nga tregu nën dyshimin për prezence të trupit të huaj fizik në produkt (rrezik fizik). Produktet e njëjta të cilat gjenden në treg nuk janë të dyshimta. Konsumatorët janë të mbrojtur! E gjithë sasia e këtyre dy produkteve sipas lloteve të dyshuar është bllokuar para se të del në treg./