Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Ai tha se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor.
“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë.
Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh.
E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, ka shkruar Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në Twitter.