Avokati i Populli përmes një raporti ka konstatuar se Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë u janë shkelur të drejta dhe lirit themelore të njeriut gjatë hetimit të tyre në rastin e përfitimit financiar “Invalid të Luftës së UÇK-së.
Sipas raportit të Avokatit të Populli, Veton Elshanit dhe 175 zyrtarë të tjerë policorë janë përballur me një hetim jo efektiv, i përcjellur me raportime në media, sipas raportit pa bazën e një trajtimi adekuat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokati i Popullit përmes këtij raporti ka konstatuar shkeljen e nenit 6 të Konventës, sipas këtij raporti, i përcjell me shkelje të prezumimit të pafajësisë.
Avokati i Popullit ka argumentuar shkeljet e të drejtave të zyrtarëve policorë dhe u ka rekomanduar Prokurorisë së Shtetit dhe IPK-së që në pajtim me kompetencat e tyre sa më parë t’i mbyllin hetimet për zyrtarët policor.
“Raporti ka argumentuar shkeljen e të drejtave të këtyre personave nën hetime dhe u ka rekomanduar Prokurorisë së Shtetit dhe IPK-së që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, sa më parë t’i përmbyllin hetimet lidhur me çështjen e zyrtarëve policorë që ka trajtuar raporti, në mënyrë që kjo çështje të merrë epilog të qartë, qoftë nëpërmjet ngritjes së aktakuzës dhe parashtrimit të çështjes në gjykatë, qoftë me pushimin e hetimeve”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
IKP-ja kishte filluar një hetim ndaj 176 zyrtarë policorë të cilat janë përfitues të beneficionit financiar “Invalid të Luftës së UÇK-së”.