Avokati i Popullit thërret ne takim qytetaret e Komunës se Klinës.
Të nderuar banor të Klinës, ju njoftojmë se Avokati i Popullit Z. Naim Qelaj ka shpreh interesimin të takohet me banoret të komunës së Klinës të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos në Dollc për të diskutuar rreth shqetësimeve tona, andaj ju ftojmë që ta merrni pjesë në këtë takim ku do të diskutohet rreth shkeljeve të drejtave të njeriut me rastin e pajisjes me dokumentacion të operatorit për ndërtimin e fabrikës se çimentos.
Takimi mbahet me datë 09.03.2023, në ora 14:00, në objektin e Qendrës Rinore në fshatin Gremnik!
Grupi organizativ “Kundër ndërtimit të fabrikës se Çimentos në komunën e Klinës” Ju fton që të merrni pjesë në ketë tubim që të informohemi për të gjitha shkeljet ligjore lidhur me pajisjen me dokumente nga operatori ekonomik.