Avokati, Tomë Gashi, i ftuar në emisionin “Context” në ATV foli në lidhje me Gjykatën Speciale.
Ai tha se procesi i kësaj gjykate do të zgjasë nga 10 vjet deri në 20 vjet, derisa shtoi se si e tillë, kjo gjykatë kundërshtohet nga të gjithë – në mënyra të ndryshme, përveç atyre deputetëve që e votuan formimin e saj.
“Po ta them unë dhe po ta garantojë se e kemi mbi 10 vjet që do të jetë aktuale dhe do të jetë më pak se 20 vjet, kjo është shumë e keqe dhe dhe do të zgjasë tepër shumë dhe do të dëmtojnë tepër shumë. Të gjithë e kundërshtojnë Gjykatën Specialen përveç atyre deputetëve që këtë gjykatë në gusht të vitit 2015 e votuan me “PO” nuk e kundërshtojnë. Kjo sepse do të ishin kundër asaj që e kanë votuar në cilësinë e deputetëve të Republikës së Kosovës, të gjithë këta janë mbi 18 vjeç dhe janë psiqikisht të shëndoshë dhe nuk ka merr mendja që e kanë ndryshuar mendimin e tyre, ajo që përfundimisht kanë bërë është tepër keq për Kombin shqiptarë, për Kosovën, për UÇK-në,” – tha Gashi./ATVLIVE/
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme: