Qeveria ruse ka nisur sot një avion nga Shën Pjetërbugu drejt Washingtonit, me anë të së cilit do t’i kthejë diplomatët rusë që u shpallën ‘non-grata’ nga qeveria amerikane.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë në kanalin e saj në Telegram se ky avion pritet t’i kthejë në shtëpi personelin rus që u përzunë nga SHBA-ja,
Zbritja e avionit rus në SHBA u miratua nga qeveria amerikane për të larguar diplomatët rusë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të cilët u përzunë, pasi u akuzuan se kanë abuzuar me privilegjet e statusit të tyre.