Bayraktar Kızılelma, avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisw i zhvilluar nga kompania Baykar me burimet e saj në mënyrë kombëtare dhe unike ngriti rrotat në testimin për ngritjen nga toka.
Kreu i Bordit drejtues dhe liderit të teknologjisë të kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar në një postim nga llogaria e tij në Twitter ndau një video nga testi i Bayraktar Kızılelma për ngritjen e rrotave nga toka. “Po e mbajmë me zor. Bayraktar KIZILELMA ngriti rrotat në testin e shkëputjes nga toka. Shpresoj që ka mbetur pak”.
Avioni i parë luftarak pa pilot i Türkiye-s "Bayraktar Kızılelma" teston shkëputjen nga toka https://t.co/XZ200k0Hrx pic.twitter.com/RvorCupx9p
— ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) December 3, 2022
Në një postim drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar tha: “Kemi kaluar një prag tjetër kritik! Avioni luftarak pa pilot Bayraktar KIZILELMA që kemi zhvilluar 100 për qind me kapitalin e Baykar në mënyrë kombëtare dhe unike, do të jetë një pikë kthese për historinë tonë të aviacionit”.