Avdullahi që mposhti koronavirusin, udhëtoi me biçikletë nga Klina deri në Prishtinë

Temperaturat e larta dhe koha e pandemisë, nuk e kanë penguar Berat Avdullahin që të niset nga Klina për në Prishtinë me biçikletë,

Avdullahi ka kaluar distancën prej 59.44 kilometrash për 2 orë e 54 minuta, duke u nisur nga sheshi “Mujë Krasniqi” në Klinës dhe caktun e kishte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke u ndalur para fotos së çlirimtarëve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që ndodhet te Grandi.

Ai njihet si person që merret shumë me sport, ku krahas futbollit e basketbollit, së fundmi është shumë aktiv në çiklizëm.

Në fakt, Avdullahi në muajin korrik kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, por që e kishte kaluar pa asnjë problem, duke u izoluar për 14 ditë.

Berat Avdullahi është djalë i dëshmorit, Xhafer Avdullahi, nga Aqareva e Skenderajt.