Kushtet e vështira të punës e mos-kujdesi nga shteti ka bërë që Policia e Kosovës të revoltohet e të paralajmëroj protesta.
Kjo sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia e COVID-19.
Deri tek paralajmërimi për protesta erdhi pasi sipas Shaban Tashollit nga Sindikata e Policisë së Kosovës, nuk po kanë rrugë tjetër.
Bile, për ta bërë edhe më të rëndë, Tasholli thotë që Kryeministri aktual, Avdullah Hoti, as nuk ka pranuar të takohet me Policinë e Kosovës për të dëgjuar hallet e tyre.“Kemi dëshiruar që të flitet për mirëqenien e Policisë së Kosovës e Kryeministri aktual as nuk ka pranuar që të takohet me sindikatën e policisë”, ka thënë Tasholli.
Kësisoj, i mllefosur me kushtet, ku Policia po përballet me pandeminë pa sigurim shëndetësor, jetësor, me nga 12 orë punë e pa shujta dhe shumë telashe tjera, Tasholli thotë që në rast të protestave, atëherë mos të vijnë politikanët sikur më parë Hashim Thaçi, në tre të natës.
.“Gjatë këtyre viteve, shumica ishin veç fjalë të të gjitha qeverive, fjalë boshe, mirëpo pa fjalë hiq është tash, asnjë fjalë Kryeministri nuk e ka thënë për policinë, asnjë”, ka thënë Tasholli për Infokus.
“Nuk do t’i them as ministrit e as kryeministrit pranom, absolutisht kurrë nuk i kam thënë në jetë time, po mos të vjen momenti sikur me ish-Kryeministrin Hashim Thaçi në tre të natës me na ardhë në protesta, as ai nuk më ka pranu, e as nuk më ka thirrë, as nuk i kam thënë askujt le t’më pranon, por kur është vendosë me u mbajt protesta në tre të natës ndalet protesta, mos të vijmë në aso situate se nuk kam dëshirë me u taku absolut as me ministrin as me kryeministrin për kafe se nuk kam pi kurrë kafe me ta as nuk po dua me pi kafe me ta”, ka thënë Tasholli.