Avdullah Hoti hap fushatën elektorale në Klinë, prezantohen dy kandidatët: Fadil Gashi dhe Dr. Filloreta Berisha

Dje zyrtarisht ka nisur fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Ndërsa, sot në Klinë hapjen e fushatës, e bëri kryeministri në detyrë, njëherit kandidat për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti.

Gjithashtu u prezantuan edhe dy kandidatët për deputet nga Klina, Fadil Gashi dhe Dr.Filloreta Berisha.

Ky është njoftimi i degës së LDK-së në këtë komunë për këtë hapje të fushatës:

Hapja e fushatës zgjedhore të LDK-së në Klinë
Sot Klina mirëpriti në hapje zytare të fushatës kryeministrin z. Avdullah Hoti, u prezantuan kandidatët për deputet të propozuar nga dega e LDK-së në Klinë z. Fadil Gashi me nr. 49 dhe Dr. Filloreta Berisha me nr. 45.
Klina gjithmonë e gatshme për fitore!
Zoti e Bekoftë Klinën!
Zoti e bekoftë LDK-në!
VOTO #LDK 132
Shteti. shtet.