Dje në Degën e LDK-së në Klinë ishin për vizitë ish-kryeministri z. Avdullah Hoti dhe ish-zëvendëskryeministri z. Driton Selmanaj.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Degës së LDK-së në Klinë.
Në njoftim thuhet se Hoti dhe Selmanaj janë takuar me kandidatin për kryetar të Klinës nga LDK, Besim Hoti dhe se u diskutua për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Ata u takuan me kandidatin tonë për kryetar të Klinës z. Besim Hotin dhe strukturat e partisë këtu në Klinë.
U diskutuan shumë çështje të cilat i preokupojnë qytetarët tanë dhe ofruan mbështetjen e tyre të plotë dhe pa kushte në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit.
I falënderojmë për vizitën”, shkruhet në postim.