Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se sot ka nisur fazën e dytë të vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit, i cili do të zgjasë 5 ditë por dinamika varet nga kushtet klimatike.
AUV në këtë fazë do të shpërndajë 250 mijë doza.
“Në ketë fazë janë paraparë të shpërndahen 250 mijë (doza) karrem vaksina nga ajri. 150 vaksina do të shpërndahen fizikisht në terren. Përmes të cilave bëhet imunizimi i kafshëve të egra nga sëmundja e ‘’Tërbimit’’. Janë planifikuar me kohë hartat zonale përmes koordinatave për hapësira në të cilat shpërndahen vaksinat. Ato përfshinë të gjitha malet e brezit kufitarë dhe të gjitha zonat malore brenda territorit. Kafshët e egra, kryesisht dhelprat konsiderohen si bartës kryesor i sëmundjes se tërbimit, e cila pastaj përmes kontaktit mundë të transmetohet edhe të qentë dhe njeriu. Duke u konsideruar si sëmundje e rrezikshme synohet parandalimi i mëhershëm” thuhet në njoftim të AUV-it.
Tutje, AUV-i bën të ditur se vaksinat janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për shëndet të njerëzve apo kafshëve bazuar në përshkrim të prodhuesit të vaksinës.
“Nëse hasen ne vendbanime, rekomandohet që ato të largohen duke përdorur dorëza. Nëse ndodh që të keni kontakt direkt me ndonjë vaksinë të hapur apo dëmtuar duhet që ta vizitoni qendrën më të afërt shëndetësore. Forma e vaksinës është tabletë me dimensione pak me të mëdha se ato qe përdoren tek njerëzit. Projekti është financuar nga buxheti shtetërorë i Republikës se Kosovës. Qeveria ka deleguar detyrën tek AUV për ekzekutim dhe mbikëqyrje . Fal efektit qe kanë dhënë projektet në vazhdimësi të vaksinimit nga ajri, vendi ynë nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv në këtë sëmundje tani e një kohë të gjatë” përfundon njoftimi.