Një autobus me turistë në Vlorë është përplasur me një pemë, degët e së cilës janë zgjatur në rrugë.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga ABCnews, autobusi ka targa të Kosovës.
Për shkak të lartësisë, autobusi është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën.
Pritet një vinç i madh që ta spostojë autobusin.
Fatmirësisht nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.