Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën nacionale sot rreth orës 19:30, afër “Kronit të mbretit” në Koroticë të Lartë të Drenasit.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tregoi se si ka ardhur deri te aksidenti i dyfishtë.
Sipas Hoxhës, një veturë e tipit “BMW” ka qenë duke lëvizur në drejtim të Prishtinës e më pas e ka humbur kontrollin dhe i ka kaluar barrierat dhe kalon në shiritin tjetër të rrugës dhe e godet një veturë “Smart”.
Nga ky aksident janë lënduar dy persona, ndërsa në vendngjarjë kanë dalë zjarrfikësit dhe autoambulanca.
Përveç personave të lënduar, Policia ka njoftuar se ka edhe dëme materiale.
Mirëpo, kjo nuk përfundon me kaq, pasi që një veturë e tipi “Polo” e ka goditur nga mbrapa autoambulancën.
Hoxha ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe shenjave të trafikut.6