Sot u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës për vitin 2021, ku u shqyrtua raportin e Auditorit të Përgjithshëm i vitit 2020 për Komunën e Klinës.
Raporti i Auditorit për vitin 2020 vlerësohet si një ndër raportet me të mira që ka pasur ndonjëherë Komuna e Klinës.
Opinioni i Auditorit të Përgjithshëm është vlerësuar si opinion i pamodifikuar, që do të thotë se pasqyrat financiare janë paraqitur drejt dhe saktë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik.