Atletico Madrid fiton kundër Athletic Bilbao, barazon pikët me Barcelonën

Lojtarët e Diego Simeone kanë arritur që të fitojnë kundër baskëve, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Saul Niguez, gjatë minutës së 28’.

Në pjesën e dytë, Atletico arriti të gjente përsëri rrugën e golit, kur Alvaro Morata tundi rrjetën në minutën e 64’.

Me këtë fitore, Atletico Madrid numëron 19 pikë në 10 ndeshje, duke barazuar pikët me liderët e Barcelonës, të cilët kanë një ndeshje më pak (kundër Real Madrid).