Atilla Kardesh ka lënë garën e BBVK-së ende pa u bërë 48 orë, duke lënë shumë me pikëpyetje.
Pasi u largua nga shtëpia e famshme, Atilla tani ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“Detyra u përfundua”, shkroi Kardesh në postimin e tij në ‘InstaStory’.

Megjithatë, ajo që habiti të gjithë është postimi në sinkron me producenten ekzekutive të këtij edicioni, Olsa Muhameti.
Muhameti bëri postimin e njëjtë sikurse të Atillës, disa orë më parë; dhe pasi u kumtua lajmi që ky i fundit do ta lë përfundimisht garën.