Aston Villa është gati t’i shpenzojë 30 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Kështu kanë raportuar mediumet spanjolle.
Në Spanjë raportohet se Aston Villa synon transferimin e Muriqit nga Mallorca gjatë afatit kalimtar të janarit.
Muriqi ka luajtur 14 ndeshje për Mallorcan sezonin aktual, ndërsa ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Muriqi te Mallorca u transferua verën e vitit të kaluar për 7.7 milionë euro.