Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 305 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 205,269, shkruan “The Guardian”.
Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9,118.
Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.
Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe ka filluar t’i largojë masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.