
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për rastet e reja me COVID-19.
Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë pacient i infektuar me këtë virus.
“Nga 949 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.917. Në total numri i rasteve aktive është 545.”