Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar ka bërë të ditur se në klinikën e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk ka asnjë pacient me COVID-19,
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i ShSKUK-së, pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacient të infektuar me koronavirus, në raportin e ditës së sotme nuk ka asnjë pacient të infektuar.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19
Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë Covid-19.
ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19″./