Gjermania ka konfirmuar 678 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëv të fundit, ka njoftuar instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.
Sipas këtij instituti, numri i përgjithshëm i viktimave është 8 mijë e 882, ndonëse një ditë më parë kjo shifër ishte 8 mijë e 883. Nuk është dhënë ndonjë sqarim pse numri i së dielës është për një më i vogël se numri i së shtunës, shkruan “The Guardian”.
Sidoqoftë, kjo nënkupton se gjatë 24 orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë viktimë e re e koronavirusit në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë.
Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.