Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 38 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë nga 3 mijë e 711 testime.
Sipas MSh-së në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe se 7 qytetarë janë shëruar nga COVID-19.
Tutje në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri total i rasteve aktive sipas Ministrisë së Shëndetësisë është 540 ndërsa deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.