Kryetari Zenun Elezaj, përmes një postimi në rrjetin social FB ka njoftuar se është duke vazhduar puna për finalizimin e projektit të asfaltimit të rrugës Stupë – Zajm.
Sipas Elezajt ky projekt kap koston afër 1 milion euro.
“Projekti të cilin e kemi filluar në vitin 2021 për asfaltimin e rrugës Stupë Zajm tashmë është në fazën përfundimtare të realizimit.
Bashkë me drejtorin e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berishën, kemi vizituar punimet për finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor që lidhë disa fshatra më rrugë të asfaltuar.
Sipas planifikimit ky është një projekt tre vjeçar i cili ka filluar në vitin 2021 dhe që do të përfundojë brenda pak muajsh, ndërsa në tërësi vlera e buxhetit është afër 1 milion euro dhe do të asfaltohen 8 km rrugë, duke përfshirë edhe rrugët anësore”, shkruan Elezaj.