Sot, në seancën e III-të të rregullt të Kuvendit Komunal në Klinë, asamblistja e VV-së ka propozuar që të futet në rend të ditës subvencionimi i çerdhës private dhe
lirimi nga pagesa në ato publike për nënat vetëushqyese.
Por, përmes një njoftimi në FB ajo thotë se nuk mori mbështetje për kalimin e kësaj pike.
“Fatkeqësisht, nuk mundem të sigurojmë mbështetje për kalimin e kësaj pike, pasi nuk është vlerësuar si e rëndësishme për të ndihmuar këtë kategori.
Disa koleg më mbështetën në këtë propozim, por është e dhimbshme që nuk arritëm të sigurojmë mbështetje nga asambleistet tjera gra, të cilat shumë prej tyre janë nëna, por nuk e kanë brengën e nënave vetëushqyese”, ka shkruar Krasniqi në FB.