Në seancën e IX-të të rregullt për vitin 2019, në Kuvendin Komunal të Klinës, kërkova nga drejtori i administratës në Komunën e Klinës, që të fillohet me zbatimin e ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik, i cili ka hyrë në fuqi nga data 11 shtator 2019.
Sipas dispozitave të këtij ligji (neni 22, paragrafi 3), nëpunësit civil nuk mund të jenë anëtar të organeve drejtuese të një partie politike.
Zbatimi i këtij ligji do të krijonte mundësi të barabarta, profesionalizëm dhe paanësi politike, gjatë kryerjes së shërbimeve për qytetarët e komunës tonë.
Të vendosur, bashkë me kryetarin e komunës prof.dr. Zenun Elezaj, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve të komunës së Klinës.