Asambleisti Z.Gjokë Lleshaj i bashkohet grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Kuvendin Komunal të Komunës së Klinës.
Pas takimeve që kemi pasur, jemi dakorduar rreth disa pikave ku edhe do të ndërmarrim veprime të përbashkëta, për një qeverisje më të mirë, në Komunën e Klinës.
Në Kuvendin e Komunës së Klinës, grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sipas marrëveshjes së re ka 3 asambleist. Jemi në bisedime me asambleist të tjerë të cilët kanë qëndrime të përafërta me mundësi që ti bashkohen grupit tonë të asambleistëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Klinë.