Gjithashtu në këtë mbledhje, si anëtar i Kuvendit Komunal, ngrita shqetësimin e një pjese të banorëve të Komunës së Klinës, në lidhje me pëlqimin që komuna i ka dhënë kompanisë “Ramstone” për të aplikuar për leje për nxjerrje të gurit gëlqeror, pëlqim i lëshuar në korrik të vitit të kaluar, ka shkruar Valmir Bacaj në facebook.
Bashkë me kryetarin Elezaj, do të përkrahim çdo nismë të qytetarëve, që është në përputhje me ligjin dhe në seacën e ardhshme do ta shqyrtojmë peticionin e banorëve dhe do të marrim vendimin më të mirë në interes të banorëve të Klinës, gjithmonë duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka shkruar Bacaj.