Ish ylli i Gunner beson se trajneri i ri i Arsenalit ende ka punë për të bërë, pasi që ndikimi i lojës së Pep Guardiolës nuk është parë në klubin nga Londra Veriore
Mikel Arteta ishte besuar se do të sillte një pjesë të lojës së Pep Guardiolas në Arsenal, thotë Steëart Robson, por Gunners ende duhet të presin që trajneri i ri ta kthejë në binar ekipin e tij.
Robson thotë se ka parë pak progres në stilin e Arsenalit-s’paku nuk është ajo që kanë pritur shumica e fansave për ta parë.
“Ai duhet të këtë më shumë konsistencë sidomos nga mënyra se si luan skuadra në një pjesë dhe në pjesën tjetër. Janë disa ndeshje ku Arsenali totalisht nuk ishte në lojën e tij”, ka thënë ish mesfushori i Gunners për Love Sport Radio.
“Kujtojeni pjesën e parë me Leeds ku ata as nuk mund të ju ofroheshin e tyre. Kujtojeni pjesën e dytë kundër Chelsea në Emirates ku për 20 minuta Arsenali ishin të shkëlqyeshëm. Pastaj ata u kthyen në strofullën e tyre, duke u mbrojtur tepër në thellësi dhe Chelsea u kthye në lojë”.
Arsenali bëri një betejë të vërtetë për një pikë në derbin e mesjavës kundër Chelsea, por kanë vetëm një fitore në Premier ligë me Artetan-kundër Manchester United.
“Arsenali i vjetër e mbante topin vet, ata i ndalonin skuadrat kundërshtare të luajnë në pjesën e tyre të fushës. Kjo skuadër e Arsenalit nuk e bën këtë. Ata nuk ia bëjnë fare të vështirë kundërshtarëve luajtjen në pjesën e tyre të fushës. Kjo është edhe ajo çfarë bën Pep Guardiola në Manchester City dhe kam menduar që të njëjtën gjë do ta sjell Mikel Arteta në Arsenal”, ka shtuar Robson. /KlinaInfo